Shteti që po kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm |
- Shteti që po kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm
- Viti 2020, ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve
- VV në ditën e presidentit: Hashim të duam në Dubravë
- Veseli shijon Venedikun bashkë me bashkëshorten (FOTO)
- Ky ishte gabimi fatal i piratëve somalezë! Pamje nga lufta në det (VIDEO)
- Ndarja nga jeta e njeriut të rëndësishëm, Berisha i hidhëruar
- “Kërkohet Ministër i Brendshëm”, Rama me dorë të hekurt ndaj portalit satirik
- Haliti: Kam marrë para, por jo tetë milionë marka
- Gjykimi i kosovarit, kishte vrarë gruan me sëpatë në Gjermani
- Publikohet video si u qëllua i riu për një karikues
Shteti që po kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm Posted: 24 May 2018 03:32 PM PDT Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik. Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur "TourDom" ose "Shtëpia e Tureve" (tourdom.ru), përcjell Syri. Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë. Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjithë vendet e BE-së dhe të NATO-s, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë dhe disa vende të tjera. Zyrtarët e shtetit të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në Shqipëri, do të shkarkohen nga puna. "Zyrtarët dhe parlamentarët janë të ftuar të braktisin udhëtimet turistike në vendet që kanë u janë bashkuar sanksioneve kundër Federatës ruse. Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara", ka thënë një zyrtar i Dumës ruse, shkruan fax web. "Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë. Në shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia", tha ai. The post Shteti që po kërcënon me pushim nëpunësit e saj nëse vijnë në Shqipëri për turizëm appeared first on DRENICA PRESS. |
Viti 2020, ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve Posted: 24 May 2018 03:27 PM PDT 15 vite pasi që Liverpool bëri kthehen më të madhe në një finale të Ligës së Kampionëve kundër AC Milan, qyteti turk do të jetë edhe njëherë nikoqir i finales se garës më të madhe të futbollit në botë.Stadiumi olimpik i Ataturkut në Stamboll do të pres finalen e Ligës së Kampionëve më 2020, ka konfirmuar UEFA sot. Ky stadium ka kapacitet prej 76 000 ulësesh në qytetin turk që kishte mirëpritur njërën prej finaleve më interesante, atë të 2005, ku Liverpool fitoj me penallti pasi kishte kthyer rezultatin nga 3-0 në 3-3 në pjesën e dytë. UEFA ka konfirmuar këtë lajm i cili ka ardhur pas takimit të komitetit ekzekutiv të UEFA's të enjten, i cili u mbajt në Kiev ku këtë vit mbahet finalja e Ligës së Kampionëve. Përpos finales se Ligës së Kampionëve, UEFA ka thënë se stadiumi Arena Gdansk në Poloni do ta pret finalen e Europa Ligës në të njëjtin vit, derisa Super kupa e UEFA's do të mbahet në stadiumin e Portos, Estadio do Dragao. Stadiumi i Vjenës do të jetë nikoqir i finales se Ligës së Kampionëve për femra më 2020. Finalja e vitit 2018 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të shtunën në stadiumin "NSC Olimpiyskiy Stadium" në kryeqytetin e Ukrainës Kiev kurse për edicionin 2019 finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid. Në të njëjtën kohë, UEFA ka konfirmuar se orari i ndeshjeve për kampionatin europian EURO 2020, që do të mbahet në të gjitha qytetet e Europës ka filluar të kompletohet. 12 qytete të ndryshme europiane në shtete të ndryshme do ta organizojnë këtë kampionat unik në Europë, i cili do të fillojë në Stadiumin Olimpik të Romës që do ta hap kampionatin më 12 qershor në këtë vit. Finalja do të mbahet në stadiumin e Wembleyt në Londër më 12 korrik. The post Viti 2020, ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve appeared first on DRENICA PRESS. |
VV në ditën e presidentit: Hashim të duam në Dubravë Posted: 24 May 2018 03:23 PM PDT Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë uruar sot ditën e presidentit. Por urimi i tyre nuk është i zakonshëm, ata po e shprehin në fakt dëshirën që presidentin momental të Kosovës, Hashim Thaçin, ta shohin në burg. Me krijimin e një hashtagu #HashimtëduamnëDubravë, shumë aktivistë të kësaj Lëvizje kanë uruar ditën e Presidentit, dhe kanë shpërndarë foto të montuara të Thaçit prapa grilave. Hashim të duam, #nëDubravë, ka shkruar një aktivist, bashkë me foton që ka shpërndarë. Të njejtin hashtag e ka shpërndarë edhe aktivisti i njohur si më i zhurmshmi i VV-së Egzon Azemi. Ndërsa Thaçi në ditën e presidentin ka dekoruar me medalje presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova. Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova. 24 maj shënohet në Kosovë si dita e presidentit. The post VV në ditën e presidentit: Hashim të duam në Dubravë appeared first on DRENICA PRESS. |
Veseli shijon Venedikun bashkë me bashkëshorten (FOTO) Posted: 24 May 2018 03:20 PM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen e Bienales së Venedikut në Itali, ka shfrytëzuar kohën të shijojë dhe momente relaksi në qytetin e urave. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Violeta, Kryeparlamentari Veseli është parë ndërsa po shëtisnin nëpër sistemin e kanaleve të Venedikut. Kadri Veseli përveç me bashkëshorten në gondolat e rralla italiane është parë bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të cilët ishin pjesë e hapjes zyrtare të Pavijonit të Kosovës. The post Veseli shijon Venedikun bashkë me bashkëshorten (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS. |
Ky ishte gabimi fatal i piratëve somalezë! Pamje nga lufta në det (VIDEO) Posted: 24 May 2018 03:16 PM PDT Piratët somalezë u bënë për një kohë të gjatë problem për kompanitë e transportit detar duke marrë peng shpesh anëtar të ekuipazhit të tyre. Pas pengmarrjes ata kërkonin shuma të mëdha për t’i kthyer mbrapsht marinarët duke shkaktuar kosto financiare dhe pasiguri tek kompanitë që duhej të kalonin anijet pranë Gjirit të Adenit, përballë Somalisë. Situata u bë as problematike sa shtete të ndryshme dërguar anijet ushtarake atje për të patrulluar, ndërsa vetë anijet morën persona të armatosur në bord për të mos lejuar afrimin e piratëve, raporton Albeu.com. Në pamjet e mësipërme duken momente kur ushtarë apo mercenarë të ndryshëm qëllojnë mbi anijet e shpejta të somalezë ve duke i neutralizuar. /albeu.com/ The post Ky ishte gabimi fatal i piratëve somalezë! Pamje nga lufta në det (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS. |
Ndarja nga jeta e njeriut të rëndësishëm, Berisha i hidhëruar Posted: 24 May 2018 03:10 PM PDT Ndarja nga jeta e akademikut Kolec Topalli ka prekur së shumti edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka shkruar një status në rrjetin social ku ka treguar hidhërimin e madh për këtë ndarja nga jeta. Berisha shkruan: Te dashur miq, akademiku i njohur, gjuhetari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkepuntori im i i çmuar ne vitet 1991-1997, sekretar i pergjithshem i presidences ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli syte pergjithmone. Ai do bashkohej me levizjen demokratike qe ne javet e para te vitit 1991. Njeri i mrekullueshem, civil, i matur, i ditur dhe demokrat i vendosur, Koleci gjate vitit 1991 do drejtonte kabinetin tim. Pas zgjedhjeve te vitit 1992 ai do te ishte sekretar i pergjithshem i presidences dhe si ikone ndershmerie dhe perkushtimi do te jepte ndihmese te çmuar ne veprimtarine e saj. Pas vitit 1997 Koleci do ti perkushtohej me pasion te madh gjuhesise. Si akademik, kalores i gjuhes tone, me veprat e tij themelore ai do te jepte nje kontribut te pavdekshem ne kete fushe. Me ndarjen nga jeta te tij familja ka humbur njeriun e saj te dashur, Partia Demokratike veprimtarin e saj te çmuar, bota akademike shkencore shqiptare kollosin e mendimit te saj gjuhesore. I lehte qofte dheu i tokes mbi ty i dashur Kolec, miku im! sb The post Ndarja nga jeta e njeriut të rëndësishëm, Berisha i hidhëruar appeared first on DRENICA PRESS. |
“Kërkohet Ministër i Brendshëm”, Rama me dorë të hekurt ndaj portalit satirik Posted: 24 May 2018 03:07 PM PDT Ironia në rrjetet sociale ka shkuar deri aty sa ditën e sotme të qarkullojnë kudo në media njoftimet e një faqeje në web, e cila i ftonte shqiptarët për të aplikuar për postim e Ministrit të Brendshëm, por në terma më të popullarizuar. Ama qeveria duket se i ka marrë shumë shpejt masat për këtë portal satirik. Njoftimet në portalin në fjalë vinin si një ironi ndaj ministrave të fundit të Brendshëm që kanë dalë të lidhur me drogën, por që Ramës nuk i ka pëlqyer shumë kjo ironi e rrjetit. Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe, përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar dhe akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit. /albeu.com/
The post "Kërkohet Ministër i Brendshëm", Rama me dorë të hekurt ndaj portalit satirik appeared first on DRENICA PRESS. |
Haliti: Kam marrë para, por jo tetë milionë marka Posted: 24 May 2018 02:38 PM PDT Xhavit Haliti, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka sqaruar pikat ku s'ishte marrë vesh me Ahmet Krasniqin, nga qeveria e Kosovës në ekzil.Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se Krasniqi kishte kërkuar takim dhe se kishte pasur një ofertë që qeveria është e gatshme ta ndihmojë UÇK-në me të gjithë buxhetin e vet. Edhe pse ka ngurruar të flasë duke thënë se nuk është koha që opinioni t'i dijë detajet nga takimet me Krasniqin, Haliti ka bërë të ditur se në një takim në Oslo, Krasniqi kishte pasur disa kërkesa, që s'ishin pranuar nga pala e UÇK-së. "Me Ahmet Krasniqin kam qëndruar çdo ditë. Në Oslo ka qenë situatë më ndryshe nga ajo që interpretohet në media. Unë kam pas raporte të mira me bacën Adem Demaçi. Realisht bacën Adem e kam çuar të bisedojë me Sali Berishën, kur ai ka qenë president edhe me Bujar Bukoshin kur ishte kryeministër dhe i kishte mjetet. Në Oslo e kemi caktuar takimin për të biseduar pikërisht për ofertën e Ahmet Krasniqit. Jo për të bërë marrëveshje siç interpretohet. Takimi është i regjistruar dhe nuk ka nevojë të shtrembëroj asgjë. Disa gjëra i ka kërkuar që unë s'jam pajtuar. Ka kërkuar që komunikatat të lëshohen në emër të qeverisë, komunikatat që lëshonte UÇK -ja, dhe ka bë ofertë për t'u bashkuar të gjithë. Ka dhënë propozimin që forcat e bashkuara të quhen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Ka qenë ide e tij. Ne nuk jemi marrë vesh as për atë çështje. Unë e kam përfaqësuar UÇK-në, ai e ka përfaqësuar atë grupin e oficerëve që ky ka qenë koordinator i tyre dhe s'ka folur në emër të Bujarit, por ka thënë që e kam ofertën me na dhënë paret. S'ka fol asnjëherë në emër të Bujarit. Ai ka thënë se qeveria e Kosovës i ka ofruar të gjitha paret që ka për UÇK–në", ka deklaruar Haliti. Haliti ka thënë se asnjë oficer ushtarak s'ka hyrë në Kosovë si Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës (FARK). "Si FARK s'kanë hy kurrë në Kosovë. Ata mund ta kenë pasur plane tjera. Ahmeti ka kërkuar që oficerët t'i orientoj unë dhe t'i çoj në Kosovë dhe me iu dhënë brigadat t'i drejtojnë. Unë s'e kam pas atë fuqi. S'kam mundur me i thënë çoje filanin me e drejtuar një brigadë, kur ajo brigadë e ka pas komandantin e vet. Ne jemi marrë vesh edhe në shtab të përgjithshëm që oficerët të vijnë në Kosovë e që shtabi i përgjithshëm i emëron në cilën brigadë të shkojnë e në detyra të veçanta qysh ka ndodh me shumicën e atyre që kanë ardhur në Kosovë për të luftuar. As që ia kam lyp paratë, por ai e ka bërë ofertën, pa kushte hiq. Janë të gjithë të gjallë pos Agim Mehmeti, që nuk është. Ahmetin e kanë sabotuar, e ka sabotuar qeveria e Kosovës. Bujar Bukoshi sepse Isa ka qenë ministër i Bujarit. Nuk ka mundur të vendosë për paratë. S'i ka dhënë mjetet. Ai ka dhënë mjete më shumë për çështje tjera. S'është koha për me i çelë këto karta. S'po them asnjë shumë. Thash që të gjitha janë shuma qesharake sa ka dhënë dhe për çka i ka dhënë. Kam komunikuar me Bujarin, nuk dua ta mohoj. Gatishmëria e tij ka qenë tepër e madhe, por çka i ka ndodh nuk e di. Sidomos pas vrasjes së Ahmetit, ka qenë situatë e rëndë edhe për mua edhe për të. Akoma janë të pandriçuara. Pas vrasjes së Ahmetit, s'kam dashur të merrem me askënd. S'kam marrë pjesë në asnjë takim. Ka shkuar Kadri Veseli në takime me ta. S'dua të flas më shumë. Kam marrë para, por jo tetë milionë. Janë të shkruara sa. Le të merret dikush tjetër me to. Për mua duhet të mbeten sekret", ka thënë Haliti. Haliti ka paralajmëruar se gjithçka mund të zbulohet pas tre katër muajsh, por se vetë ai nuk do të flasë kurrë. The post Haliti: Kam marrë para, por jo tetë milionë marka appeared first on DRENICA PRESS. |
Gjykimi i kosovarit, kishte vrarë gruan me sëpatë në Gjermani Posted: 24 May 2018 02:27 PM PDT Gazeta e njohur gjermane, Bild, ka rikthyer rastin e kosovarit, Rushit K., i cili në tetor të vitit të kaluar kishte mbytur gruan me sëpatë. "Ka të bëjë me vrasje për mbulimin e një krimi", thonë autoritetet gjermane. Sipas prokurorit, Rushit K., kishte rrahur bashkëshorten e tij më parë por nga frika se viktima do t'ju tregojë autoriteteve gjermane, ai e kishte mbytur me sëpatë. Rushit K., i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij në vendlindje. Kështu, në gusht të vitit 2017, Donika kishte shkuar në Siegburg, më vizë (bashkim familjar), për t'u bashkuar me Rushitin. Gazeta gjermane Bild, shkruan se (Donika), 27 vjeçare, ishte e martuar gjashtë muaj më parë me kosovarin, ndërkaq, sipas autoriteteve Rushiti vuan nga skizofrenia dhe para se të shkojë në burg për vrasje, ai duhet të trajtohet seriozisht me medikamente. Mësohet se Donika një javë përpara tragjedisë, e kishte refuzuar për seks Rushitin, ndërsa ditën e tragjedisë ajo merr një mesazh në telefon të cilën nuk u lejua ta lexonte nga bashkëshorti. Pas kësaj, kishte pasur përleshje verbale, duke bërë kështu që të eskalojë situata deri të goditja me sëpatë në qafë. Ndërsa, avokati Ziemer pretendon se Rushiti e kishte dashur shumë Donikën, megjithatë mendon se "ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij." "Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte," thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer. Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor. Kosovari kishte shkuar në Gjermani 17 vjeç, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bild/Telegrafi/ The post Gjykimi i kosovarit, kishte vrarë gruan me sëpatë në Gjermani appeared first on DRENICA PRESS. |
Publikohet video si u qëllua i riu për një karikues Posted: 24 May 2018 02:24 PM PDT Emisioni "Të Paekspozuarit" në Top Channel, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22-vjeçarit, në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre. Pamjet ekskluzive të siguruara nga "Të Paekspozuarit", para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit. Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin. Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij. E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij. Video Player 00:00 02:04 The post Publikohet video si u qëllua i riu për një karikues appeared first on DRENICA PRESS. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from DRENICA PRESS. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: