Skip to main content

“Stuhi dhe 15 mijë vetëtima për 4 orë, natyra dhuron spektakël në Britani (FOTO)” plus 9 more - Gazeta Dita

“Stuhi dhe 15 mijë vetëtima për 4 orë, natyra dhuron spektakël në Britani (FOTO)” plus 9 more - Gazeta Dita


Stuhi dhe 15 mijë vetëtima për 4 orë, natyra dhuron spektakël në Britani (FOTO)

Posted: 27 May 2018 02:30 AM PDT

 

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyer kanë pllakosur pjesën jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, me vetëtima që kanë zbardhur në mënyrë spektakolare qiellin mes errësirës së një nate të zakonshme.

Rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda 4 orësh mesnatën e së shtunës.

Kjo solli që Aeroporti "Stansted" të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të diele, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.

Shërbimi kombëtar i motit, "Met Office" lëshoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.

Mëngjesin e së dielës, stuhitë shkaktuan më shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për më pak se një orë.

Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi Uellsi dhe Anglia jugore do të përballen sërish me stuhi e vetëtima këtë fundjavë e deri të hënën, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëron edhe për kufizime të mundshme energjie, apo vonesa të trenave dhe autobusëve.

Shumë njerëz, pavarësisht situatës së rënduar të motit, shfrytëzuan rastin për të bërë foto dhe video mesnatën e së shtunës, për të përjetësuar në fotografitë e tyre spektaklin që dhuroi stuhia elektrike, që u mbiquajt edhe si "krejtësisht e çmendur", apo si të kishin qenë "nën dritën e një blici".

a.s/dita

Shuhet “i katërti që shkeli në Hënë”

Posted: 27 May 2018 02:21 AM PDT

 

Ka ndërruar jetë të shtunën, në moshën 86-vjeçare Alen Bean, njeriu i katërt që shkeli në Hënë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e astronautit, përmes një komunikate dërguar agjencisë hapësinore NASA.

Bean ishte shuar në spitalin Metodist të qytetit të Hjustonit, në Shtetet e Bashkuara, për shkak të një sëmundjeje që e kishte prekur në vitet e fundit.

Bin shkeli terrenin hënor gjatë misionit "Apollo 12", në nëntor 1969, pas Neill Armstrong, Baz Olldrin dhe Pit Konrad.

Ndërsa në korrik 1973, ai ishte komandant i ekuipazhit të dytë që fluturoi në stacionin e parë hapësinor amerikan, "Skajleb".

a.s/dita

Vjedhja e Prokurorisë së Durrësit, kërkohet arrest me burg për të dyshuarit

Posted: 27 May 2018 02:12 AM PDT

 

Personat që u arrestuan si të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Durrësit kanë dalë këtë të diel para gjykatës për të mësuar masën e ndalimit.

Ata janë Artur Isa, nga Sukthi i ri, i dënuar në vitin 1997 për vjedhje me dhunë; Besnik Bushi, banues në Durrës; si dhe roja e ndërtesës së Prokuriorisë, Nais Lena, ndaj të cilëve përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës "arrest në burg" për ta.

Ata mendohet të jenë autorë të incidentit, kur zyra e një prokurori dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore u hapën dhe prej andej u morën dosje hetimore.

Grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë, e rezultoi se kishin pasur edhe një bashkëpunëtor.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.

a.s/dita

300 vende të reja pune në Berat, Rama: Deri në fund të vitit përmbushim objektivat

Posted: 27 May 2018 01:48 AM PDT

 

300 vend të reja pune ofrohen nga Panairi i Punës të çelur në Berat këtë të diel.

Vendet e punës janë të profileve të ndryshme, ndërsa Zyrat e punësimit janë duke ndërmjetësuar me bizneset sidomos për punësimin e familjeve të dala nga skema e ndihmës ekonomike.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së panairit deklaroi se deri më tani nga zyrat e punës janë kryer 10 mijë punësime, ndërsa shtoi se deri në fund të viti do të përmbushet objektivi për punësimin e 25 mijë individëve.

"Këtu në Berat kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat. Presim rezultatet e majit, por bazuar në marsin dhe prillin që fillojë një proces me objektiva të qarta për çdo zyrë pune dhe ën projeksionet e majit deri më tani, prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës.

Kështu objektivit për 25 mijë të punësuar vetëm nga zyrat e punës deri në fund të vitit, pavarësisht çfarë punësimi bëhet jashtë këtij procesi ku bizneset operojnë vetë, objektivi jonë është i realizueshëm. Është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtet kërkon punë dhe nuk pret në kafe punën në shtet, mund të fillojë një punë.

Natyrisht që në një pjesë të konsiderueshme këto vende pune janë me paga më të ulta, por fillohet me pagë të ulët dhe pastaj rritet, siç kemi parë në gjithë eksperiencat këtyre panaireve", tha Rama.

a.s/dita

Itali, presidenti vihet nën presion për të dekretuar ministrin euroskeptik

Posted: 27 May 2018 01:41 AM PDT

 

Partitë e koalicionit qeveritar në Itali e kthyen nga presidenti Sergio Mattarella presionin për të miratuar me çdo kusht kandidatin euroskeptik të tyre për ministër të Ekonomisë, duke thënë të shtunën se alternativa tjetër e kësaj do të ishte vetëm mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Mattarella ka bllokuar momentalisht formimin e qeverisë, gjë që do t'i jepte fund krizës politike mbi 80-ditore, për shkak të shqetësimeve në lidhje me vullnetin e "Lega Nord"-it të ekstremit të djathtë dhe "Lëvizjes antiestablishment të 5 yjeve" për të emëruar si ministër të Ekonomisë 81-vjeçarin Paolo Savona.

Savona ka qenë një kritik i ashpër i Euros dhe i Bashkimit Europian, por gjithsesi ka kredenciale të shquara, për shkak se dikur ka mbajtur edhe rolin si ministëri Industrisë. Formalisht, kryeministri i mandatuar Giuseppe Conte i prezanton përbërjen e kabinetit qeveritar presidentit, i cili duhet t'ia miratojë më pas.

Conte, një profesor jurisprudence shumë pak i njohur dhe pa eksperiencë politike, u takua me presidentin të premten, por pa zgjidhur ngërçin.

"Shpresoj që askush të mos ketë zgjedhur alternativën 'Jo'", tha kreu i "Lega Nord"-it, Matteo Salvini, përpara mbështetësve të tij në veri të Italisë. "Qeveria, ose duhet të marrë frerët dhe të nisë punët në orët në vijim, ose t'u drejtohemi edhe njëherë kutive të votimit", tha ai.

Më pas, edhe udhëheqësi i "5 yjeve", Luigi Di Maio tha se priste që presidenti të merrte një vendim për mbështetjen e qeverisë brenda 24 orësh. Edhe kjo lëvizje antiestablishment e mbrojti kandidaturën e Savonës.

"Është një zgjedhje politike dhe, bllokimi i një zgjedhjeje minitrore është përtej rolit të presidentit", tha Alessandro di Battista, një prej politikanëve më të lartë të "5 yjeve".

Mattarella nuk ka folur publikisht për Savonën, por përmes ndihmësve të tij e ka bërë të qartë se nuk dëshiron një ministër Ekonomie antieuro dhe se nuk do të mund të pranonte "diktatin" e partive të koalicionit.

Kritikat e Savonës ndaj euros dhe politikave ekonomike gjermane kanë tronditur edhe më tej tregjet, gjithsesi të shqetësuara mbi vullnetin e qeverisë së ardhshme për të vënë dorë mbi borxhin masiv të Italisë, 1.3 herë më të lartë sesa prodhimi kombëtar vjetor.

a.s/dita

A duhet të përdoret Euro si monedhë kombëtare? Flasin ekspertët

Posted: 27 May 2018 01:29 AM PDT

 

Përshtatja e euros si një monedhë kombëtare, duke e zbatuar atë në mënyrë të njëanshme, pa pritur që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe më pas në eurozonë, është një ide që përqafohet nga disa ekspertë të ekonomisë, por për të tjerë është e parakohshme.

Pro

Partizani kryesor i përdorimit të euros si monedhë kombëtare është eksperti Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptarë për Kërkime Ekonomike.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet së shpejti të ndërtojnë një strategji të posaçme të ngjashme për zëvendësimin e monedhave të tyre kombëtare (përveç Malit të Zi dhe Kosovës që tashmë e kanë hedhur këtë hap), ta përfshijnë atë në idetë e ofruara konverguese të procesit të anëtarësimit ne BE të mundësuara nga Procesi i Berlinit (që mund të mbështesë edhe përgatitjen e kësaj strategjie) dhe t'i japin mbështetje politike këtij procesi shumë të rëndësishëm për përshpejtimin e rritjes ekonomike në të gjithë rajonin.

"Kjo do t'i shërbejë si ndërtimit të një zone ekonomike të rajonit, por edhe përshpejtimit të procesit të integrimit Europian te vendeve të Ballkanit Perëndimor jo thjesht duke konkurruar individualisht, por duke zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin ndër-ballkanik, e sidomos bashkëpunimin ekonomik, tregtar e monetar ndër-shqiptar, si pjesë e rëndësishme e këtij procesi", thotë Preçi.

Edhe profesor Selami Xhepa pohon se gjithnjë ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fortë i zëvendësimit monetar, pra që vendi të kalojë në përdorimin zyrtar të euros si monedhë kombëtare.

"Në fakt, qytetarët tashmë e kanë bërë këtë gjë, pasi kursimet dhe aktiviteti kreditues janë dominuar nga monedha euro. Po ashtu, procesi i formimit të çmimeve të brendshme ndjek logjikën e kursit të këmbimit të euros, pra çmimet efektivisht formohen në euro, pavarësisht se në çfarë monedhe kryhet pagesa. Vendet e vogla, me ekonomi të hapur dhe me tregje të cekëta valutore, vendet me nivele të ulëta të zhvillimit ekonomik dhe me probleme historike të destabiliteteve ekonomike e monetare (për shembull, në brenda një dekadë të viteve '90, përjetuam vitin 1992 (liberalizimin e çmimeve), 1997 dhe 1998), e kanë një sjellje normale zëvendësimin monetar.

Prandaj, ky është një fenomen i përhapur në ekonomitë e rajonit tonë dhe në ato në tranzicion, në vendet e Amerikës Latine etj. Siç e ka provuar edhe përvoja e Kosovës dhe Malit të Zi, paraja nuk ka qenë as kura shëruese e problemeve të tyre të nënzhvillimit, por as edhe problemi serioz i menaxhimit të disbalancave makroekonomike. Në fakt, ato kanë pasur një problem më pak, atë të rreziqeve të kurseve të këmbimit dhe nevojës për të zhvilluar politika monetare, të cilat më shumë janë një luks i vendeve me kapacitete dhe mundësi për ta shfrytëzuar atë. Luksemburgu, një ndër më të pasurit në botë, nuk ka pasur asnjëherë bankë qendrore. Të pasurit e një banke qendrore gjithashtu nuk është se ka ndihmuar vendet e pazhvilluara të zhvillohen", thotë Xhepa.

Një tjetër mbështetës i përdorimit të euros është prof. Ilia Kristo, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

"Duke gjykuar prirjen e vendeve "më të varfra" anëtare të BE-së, Rumani e të tjerë për kalimin në euro, sipas informacioneve të fundit, si dhe Kosova e Mali i Zi, që janë të varfra gjithashtu, por jo anëtarë të BE ende, gjykoj që edhe Shqipëria do të ishte mirë të përshtaste euron si monedhë, ku me gjithë kostot afatshkurtra që mund të ketë, në perspektivë duke konsideruar të ardhmen europiane të padiskutueshme, do të ishte një lëvizje e mirë.

Natyrisht bazuar në kërkimet e studimet përkatëse paraprake për këtë lëvizje. Gjykoj qe edhe pa euron "monedhë kombëtare" në Shqipëri, në dallim nga vendet e tjera anëtare apo jo anëtare të BE-së, Kroacia etj., në rajon, në vendin tonë, euro përdoret, si për çmimet në treg "në xhamat e dyqaneve" por edhe, pagesat mund të bëhen në euro, në këto kushte edhe për këtë nuk do të ishte keq që euro të përshtatej si monedhë kombëtare. Natyrisht, ky është vetëm një opinion, apo hipotezë!", pohon ai.

KUNDËR

Shumë ekspertë janë kundër dhe mendojnë se është e parakohshme që ekonomia shqiptare të përdorë vetëm euron.

Profesor Arben Malaj thotë se "analiza e historike e krijimit te eurozonës, përfshirja e vendeve të ndryshme me shkalle të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit financiare na mëson së zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, nuk duhet të jetë një proces politik, por një proces i kujdesshëm ekonomik. Teoria e zonave të monedhave të përbashkëta e Profesor Mundell, plotësimi i tre kushteve ekonomike dhe tre kushteve politike është e vlefshme edhe sot.

Rasti i Malit të Zi apo Kosovës nuk ka bazë krahasimi me ne, sepse ato ishin ekonomi që e kishin humbur monedhës e tyre kombëtare shumë më shpejt se të aplikonin euron, kjo sepse këto vende të bazuara tek të ardhurat hyrëse në valutë të huaj në DM kishin dy rrugë: (i) të ktheheshin pas tek monedhat kombëtare ose (ii) të përdornin euron.

Ekspertët ndërkombëtarë ishin për opsionin e dytë. Pra Mal i Zi dhe Kosova janë përjashtimisht vende që përdornin euron pa qenë pjesë e eurozonës.

Për vendin tonë ka gjithashtu vlerë analiza e vendeve të sëmura" të BE-se, grupi i vendeve PIIGS (Portugalia, Italia, Irlanda, Greqia dhe Spanja) të cilat edhe pse përdornin euron, kishin probleme të mprehta strukturore, ndaj në krizën e parë pas përdorimit të euros në 2002, ata u prekën rëndë ku për mungesë produktiviteti Greqia, Spanja dhe Portugalia u goditën aq rëndë sa papunësia e të rinjve mbërriti në nivelet 40-55%. Pra aplikimi i euros nuk i shëroi problemet e tyre të mprehta të produktivitetit të ulët dhe borxheve të larta, thjeshtë e fshehu sëmundjen dhe e bëri atë më të rëndë. Masat korrektuese te deficiteve të larta tyre buxhetore prodhuan kriza të renda, sidomos sociale.

Në nuk duhet të synojmë një aplikim të një anshëm të euros, në duhet të përgatitemi mirë për anëtarësimin në sistemin monetare europiane dhe me vonë për anëtarësim në euro.

Pa një përafrim të funksionimit të shtetit ligjore, pa një përafrim institucional dhe pa një konvergjence ekonomikë e mbështetur tek produktiviteti i ekonomisë sonë dhe stabiliteti financiarë, kostot e aplikimit ten një anshëm të euros mund të ishin më të mëdha, më të rënda dhe më afatgjatë".

Edhe profesor Adrian Civici është i mendimit se "adoptimi në mënyrë të njëanshme i euros si monedhë e vetme, duke eliminuar lekun, nën shembullin e Malit të Zi dhe Kosovës, më duket i pamundur dhe i papërshtatshëm në këto momente. Kosova dhe Mali i Zi u gjendën në një situatë e kontekst krejt tjetër, kur vendosën të kenë si monedhë nacionale euron. U gjendën në një moment kur Jugosllavia dhe dinari jugosllav nuk ekzistonin më, në një moment kur donin të shkëputeshin plotësisht nga Serbia dhe kontrolli monetar i saj. Adoptimi i euros si monedhë, kërkon së pari anëtarësimin në BE dhe Eurozonë.

Së dyti, kërkon një proces serioz axhustimi ekonomik e monetar me Bankën Qendrore Europiane, të ngjashëm me procesin e anëtarësimit në BE. Adoptimi i euros në mënyrë të njëanshme ka një sërë pikëpyetjesh e rreziqesh, që lidhen me pamundësinë e kryerjes së politikës monetare, përballimin me rreziqet e ndryshimit të kursit të saj, që burojnë nga një politikë monetare, ku Shqipëria nuk ka asnjë mundësi ndikimi apo bashkëpunimi, rrezikut të deflacionit dhe rritjes së çmimeve, kostot e larta të sigurimit të sasisë së nevojshme të eurove në qarkullim, në kuadrin e masës monetare të domosdoshme, etj.

Si përfundim, mendoj se në muajt apo disa vite në vazhdim, është më e vlefshme një politikë monetare sa më cilësore, në menaxhimin e inflacionit dhe vlerës së lekut, përfshirë këtu dhe kujdesin prudencial në kuadër të de-euroizimit, se sa një kalim në mënyrë të njëanshme në përdorimin e euros, si monedhë të vetme në Shqipëri".

Prof. Assoc. PhD Arjan Kadareja mendon se adoptimi i euros do të ishte një "xhaketë e ngushtë" për ekonominë shqiptare.

"Në situatën e tanishme, ne kemi nevojë për lekun. Kundrejt ekonomive të Eurozonës, ekonomia shqiptare ka asimetri si strukturore ashtu edhe për sa i përket përbërjes së eksporteve dhe konkurrueshmërisë. Kjo do të thotë se ekonomia jonë mund të jetë pre e goditjeve asimetrike krahasuar me Eurozonën që, më tej, do të thotë se politika monetare e lekut na duhet dhe se na bën punë.

Po jap një shembull nga ekonomia greke. Greqia ishte pjesë e Eurozonës kur u godit nga kriza e borxhit. E vetmja mënyrë për të mbetur në Eurozonë dhe për t'u ngritur ishte ulja e rrogave, pensioneve dhe shpenzimeve buxhetore, d.m.th. rritja e konkurrueshmërisë. Kjo gjë është në rrugën e realizimit, por grekët e shtrënguan shumë rripin.

Nëse euro do të ishte monedha kombëtare, atëherë do të kishte anë të mira dhe probleme. Ndër të mirat futen importi i politikave të mira e me reputacion të Bankës Qendrore Europiane. Kjo do të thotë inflacion i stabilizuar dhe ekonomi ku, përmes politikave të BQE-së u reagohet mirë zhvillimeve negative që godasin njëlloj ekonominë shqiptare dhe atë të Eurozonës. Adoptimi i një monedhe të fortë si euro e disiplinon ekonominë e vendit në kuptimin që e vetmja mënyrë për të ecur përpara është rritja e konkurrueshmërisë dhe jo mbështetja tek politikat lehtësuese të zhvlerësimit të kursit të këmbimit.

Ndër problemet janë humbja politikëbërjes monetare dhe e mundësisë së reagimit në rast të goditjeve asimetrike që e ndikojnë ndryshe ekonominë shqiptare dhe ndryshe atë të Eurozonës. Për shembull, një ulje e çmimeve të naftës e mineraleve është problematike në Shqipëri sepse sjell ulje eksportesh dhe të ardhurash për qeverinë, ndërsa është e mirëseardhur në Eurozonë. Nëse do të kishim monedhë euron, nuk do të bënim dot gjë, sepse Banka Qendrore Europiane nuk do të vepronte, d.m.th. eksportuesit shqiptarë dhe qeveria do ta merrnin të plotë faturën e dëmeve.

Në rast se do të kishim lekun, një zhvlerësim i tij do të neutralizonte një pjesë të efektit negativ, sepse kostot për eksportuesit shqiptarë do të uleshin dhe me gjithë uljen e çmimeve në tregjet botërore, efektet negative do të ishin më të kufizuara".

Marrë me shkurtime nga Monitor

a.s/dita

Reformimi i BE fillon me zgjerimin e plotë

Posted: 27 May 2018 01:14 AM PDT

 

Prof.As.Dr. Artan Xh. Duka

Qershori nuk do të jetë një muaj i lehtë për BE. Saga e hapjes së negociatave me ne nuk është as e vetmja dhe as e para në listën e gjërave për t'u marrë nga proteksionizmi amerikan, prirjet autokratike në Europën Lindore, Brexit, reformat në BE, Rusia, Irani, Siria, terrorizmi, eurozona etj.

Sa për negociatat, thamë se iku dhe kjo punë kur KE rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave me BE. Por, ja që del një gjerman atje me miq shqipfolës që bën qimen tra për ne ndërkohë që Serbia e luftrave tragjike negocion rehat, del Franca e habitet që ende dalldisemi për një BE që e ka humbur fillin(!) etj. Dhe kjo kur praktikisht jemi "protektorat" i BE dhe po rrimë pas orarit me "detyra" shtëpie pafund!

Dhe që të mos shkojë "kështu më djeg, kështu më pjek", shpresojmë që Këshilli, në respekt të Komisionit, vetvetes dhe qytetarit shqiptar, të argumentojë qoftë PO apo JO-në këtë qershor. Ia ka kaq detyrim një publiku që ndryshe nga gjithë vëndet në rajon ka historikisht një përkushtim konstant e gjithëpërfshirës ndaj integrimit në BE.

PO-ja në qershor nuk ka pse të jetë lajm!

Me botën që po zien, Këshilli Europian që mblidhet njëherë në kaq kohë, ka leverdi t'a heqë "qafe" sa më shpejt çështjen e hapjes së negociatave me ne. Ose duke e "varrosur" apo arkivuar atë për një kohë të pacaktuar (me riskun e ekspozimit të Ballkanit), ose duke hapur dyert "kanat" dhe miratuar atë me një të rënë të lapsit (vendimarrje teknike e politike njëkohësisht).

Aprovimi i hapjes së negociatave është pritshmëria më normale dhe është në lartësinë e BE që të mos shtyjë një problem por ta zgjidhë atë. Një vendim i tillë jo vetëm nuk provokon kohezionin e balancën e gjeopolitikave mes vëndeve të BE në qasjen ndaj rajonit por dhe dëshmon seriozitet ndaj kritereve të përmbushura dhe të çertifikuara paraprakisht nga Komisioni Europian si institucion i besuar nga Këshilli Europian për këtë qëllim.

Një PO për të na "hequr qafe" nuk do të ishte ulje "steke" prej KE. Ndërsa nuk befason diskriminimi pozitiv (shtete të Ballkanit problematik me më shumë banorë, janë në BE apo në negociata me të), KE nuk i shkon diskriminimi negativ për vënde që janë çertifikuar apriori dhe nga Komisioni Europian. Nuk bëhet fjalë për anëtarësim dhe krimi i organizuar, droga etj plagë sociale (që nuk janë eskluziviteti ynë) nuk përballohen përmes "karantinës" por hapjes dhe partneritetit të ngushtë me BE.

Këshilli Europian ia delegoi vlerësimin e përmbushjes së kritereve Komisionit Europian. Ky e bëri të tijën dhe tani Këshilli duhet t'a çertifikojë qoftë dhe duke rekomanduar të tjera kritere e detyra shtëpie po të jetë nevoja por me statusin e ri të vëndit negociator. Një JO e Këshillit është JO ndaj Komisionit e kjo do të ishte krizë mirëbesimi brënda vetë BE dhe dhe jo premisa e duhur për reformimin e BE. Një PO e KE (që i ka ardhur e shkuar koha) është premisë jetike për aspiratën paqësore, stabilitetin dhe triumfin e vlerave perëndimore në rajon. Tanimë që mosbesimi ndaj BE po haset edhe mes anëtarëve në BE, besimi e konsensusi pan-shqiptar dhe sidomos i brezit të ri ndaj vlerave europiane është një stimul më tej ndaj dilemave post-Brexit në BE.

Reformimit të BE nuk i vihet "kapaku" pa "variablin" ballkanik

 

Një JO në qershor ndaj hapjes së negociatave do të ishte lajm. Aq sa zhgënjim për ne do të ishte dhe dështim i BE. Ajo do të shihej si (a) promovim indirekt i frymave autokratike dhe ekstremiste në BE e rajon dhe shtim i influencës së të tretëve (Rusia, Kina, Turqia etj) gjë që do të sfidonte aspiratën pro BE të rajonit si i tërë, (b) diskriminim dhe aplikim dy-standartesh ndaj vëndeve të ndryshme në rajon (ne dhe Serbia), (c) diskretitim i autoritetit të BE në rajon e humbje e besimit të qytetarit ballkanik ndaj tij, (d) një krizë reale në raportin mes vetë palëve në BE (Këshilli Europian dhe Komisioni Europian, një vënd kundër tjetrit etj) me efekt në kohezionin e vetë BE etj. Një JO thjesht nuk e zhbën por thjesht e shtyn problemin por me kosto shtesë më pas.

Ballkani është i rrezikshëm kur lihet në fatin e tij. Reformimi i nevojshëm i BE apo sfidat e ditës së tij nuk janë argumente për të bllokuar zgjerimin. Reformimi i BE nuk komplikohet por përkundrazi është më koherent dhe efektiv nëse BE është e plotë kur e ndërmerr atë me Ballkanin brënda tij.

Dhe nëse flitet për reformë, ajo që BE duhet të rishikojë është si institucioni i "vetos" që shpesh për interesa të ngushta nacionaliste apo elektorale kompromenton vendimarrje historike ashtu dhe sanksionimi i penalizimit deri në përjashtim prej BE, i vëndeve që kompromentojnë vlerat e qytetërimit modern europian.

Vokacioni ynë pro-perëndimor është historik

BE nuk është e "vogël" që të sillet si i tillë duke thënë JO. Shqipëria e stër-meriton afrimin e mëtejshëm në BE. Si vëndi i vetëm në rajon që vuajti historikisht gjeopolitikën e 1913, ka bërë gjithshka që rajoni të mbetet i stabilizuar dhe i predispozuar për integrimin në BE. Shoqëria shqiptare nuk pret ndonjë "medalje" qoftë për epopenë e Kastriotit në mbrojtjen e Europës së krishterë, heqjen e bazave të Traktatit të Varshavës në vitet 60 etj. As ndonjë "mea culpa" për 1913 apo "bekimin" europian të shumë politikanëve të mbrapshtë që shkaktuan tranzicionin më dramatik dhe më mizor pas rënies së murit të Berlinit. Shoqëria shqiptare pret që BE të vlerësojë përkushtimin historik e të palëkundur pro-perëndimor të shqiptarëve ndaj qytetërimit europian. Një vokacion ky që nuk ka pse merret i mirëqënë në një rajon të trazuar ku ndonse shqiptarët kanë më shumë arsye se kushdo të pretendojnë rishikim të historisë, bashkimin e shohin tek BE.

Anëtarësimi në BE nuk ka pse të shihet si një proçes i njëanshëm ku njëra palë vë kritere dhe premton dhe tjetra bën detyra pafund shtëpie dhe pret! Anëtarësimi është një proçes reciprok përfitimi ku paraja, siguria, stabiliteti, shanset për investimet, turizmi etj janë pasuri për të gjithë pa dallim në BE.

Në një BE të hapur ndaj vlerave progresive ku fashizmi e neofashizmi nuk kanë vënd, Shqipëria, me kontributin e saj unik në luftën e dytë botërore, vullnetin dhe përkushtimin për stabilitet në rajon këto 30 vjet, harmoninë mes besimeve dhe tolerancën e pazakontë me sfond paganizmin antik dhe ateizmin modern etj, jo vetëm nuk do të stononte por do të ishte vlerë e shtuar në të.

Pas PO së Komisionit, në provë është besueshmëria e BE ndaj zotimit të dhënë. Një PO e KE është PO ndaj vetë reformimit të BE. E sa kohë "topi" është në BE, më kot rreket dyshja PD-LSI se mund të luajnë me të. "Teatri" bajat i rrugës duhet të marrë fund. Boll bënë "guralecin" në këpucën e kombit si deri tani. Ndryshe, me kë "ekip" janë?

“Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah”

Posted: 27 May 2018 01:06 AM PDT

 

Real Madrid hyri në histori duke fituar titullin e 13-të të Ligës së Kampioneve si dhe fitimin e kësaj kupe prestigjioze për të tretin vit radhazi.

E ndërsa madrilenët festojnë suksesin e tyre, ndërhyrja e Ramos ndaj Salah vazhdon ende të diskutohet.

Ylli i Liverpulit la fushën e lojës, pas një ndërhyje nga mbrojtësi spanjoll.

Ky veprim i mbrojtësit madrilen është kritikuar tepër nga tifozët dhe dashamirës të futbollit.

Kjo ndërhyrje ka qenë e qëllimshme edhe për ish yllin e futbollit egjiptian, Mido.

"Gjithkush që e kupton futbollin e di se Ramos e lëndoi qëllimisht Salah-un", shkroi Mido në "Twitter".

Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle

Posted: 27 May 2018 12:55 AM PDT

 

Dukeshës së Sussex, Meghan Markle iu është dhuruar një emblemë disa ditë pas martesës së saj mbretërore me Princ Harryn, njoftoi Pallati Kensington.

Stema është projektuar nga Kolegji i Armëve dhe është miratuar nga Mbretëresha Elizabeta e Britanisë.

Emblema mban lulet karakteristike të shtetit ku Meghan ka lindur, lulëkuqet në Kaliforni dhe lulen dimërore që rritet në rezidencën e saj të re, Kensington Palace.

Sfondi blu në mburojë përfaqëson Oqeanin Paqësor në brigjet e Kalifornisë, ndërsa dy vizat e arta përgjatë mburojës janë simbolike e Shtetit të Artë.

Dy simbolikat në anët e mburojës, të njohur si mbështetës, janë një zog dhe një luan i lartë që mban një kurorë.

"Është e zakonshme që Mbështetësit e mburojës t’u caktohen Anëtarëve të Familjes Mbretërore, dhe për gratë e Anëtarëve të Familjes Mbretërore që të ketë një Mbështetës për burrin e tyre dhe për veten", tha Kensington Palace në një deklaratë.

"Mbështetësi për Dukeshën e Sussex është zogu me krahët e ngritur sikur fluturon dhe sqepin e hapur, që përfaqëson fuqinë e fjalës".

Dukesha ka punuar ngushtë me Kolegjin e Armëve për të hartuar stemën në mënyrë që të jetë sa më "personale dhe përfaqësuese".

a.s/dita

Salah rrezikon Botërorin. Klopp: Dëmtim serioz, shpatulla, ose klavikula i ka dalë nga vendi

Posted: 27 May 2018 12:47 AM PDT

 

Lotët e derdhura nga Mohamed Salah mbrëmjen e djeshme, ndoshta nuk ishin vetëm për humbjen e mundësisë për të dhënë kontributin e tij në finalen e parë të Champions League gjatë karrierës së tij, të cilën e braktisi pas vetëm 30 minutash.

Pas lotëve të tij duket se fshihej frika se do t'i duhet të heqë dorë edhe nga Botërori i parë në karrierën e egjiptianit, i cili mezi priste të luante me Egjiptin e tij në Rusi gjatë kësaj vere.

Këtë gjë duket se e ka konfirmuar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në fjalën e mbajtur pas ndeshjes finale të Kievit.

"Dëmtimi i Salah është serioz, tashmë gjendet në spital për t'iu nënshtruar testeve. Ndoshta shpatulla, ndoshta klavikula, njëra prej të dyjave i është nxjerrë nga vendi. Botërori për të tashmë është në rrezik serioz".

Ish-sulmuesi i Romës u dëmtua gjatë pjesës së parë të sfidës ndaj Realit të Madridit, pas një gjesti tejet brutal të qendërmbrojtësit Sergio Ramos, e u detyrua të dilte mes dhimbjesh dhe lotësh nga fusha e blertë.

Pas ndihmës së shpejtë të dhënë nga stafi mjekësor i Liverpoolit, Salah tentoi të hynte në lojë, por e pa që e kishte të pamundur, për t'u zëvendësuar më pas nga Lallana.

a.s/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more