Skip to main content

Thaçi e nis ditën duke ndarë medalje presidenciale (Foto)

Thaçi e nis ditën duke ndarë medalje presidenciale (Foto)


Thaçi e nis ditën duke ndarë medalje presidenciale (Foto)

Posted: 25 May 2018 02:32 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë sot një medalje presidenciale për ish-rektorin e ndjerë, Ejup Statovci.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se profesori i ndjerë u vu në krye të protestave masive të 1 tetorit 1997, duke u bërë frymëzim për studentët.

"Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes).

Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët", ka shkruar Thaçi.

The post Thaçi e nis ditën duke ndarë medalje presidenciale (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

A do të marrë pjesë PDK’ja në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje

Posted: 25 May 2018 02:30 AM PDT

Në tryezën e tretë që do të mbahet sot në orën 11 me parti politike, sipas Vetëvendosjes, do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme. Përmendja e zgjedhjeve të parakohshme në ftesën e Vetëvendosjes, nuk i ka pëlqyer Partisë Demokratike të Kosovës, e cila deri tani, ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë fare pjesë në tryezë.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tryezën e radhës sot me partitë politike. Por, kërkesa e kësaj partie për zgjedhje të reja, mund ta shtyjë PDK'në, të mos marrë pjesë në tryezë.

Kështu të paktën deri tani ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka deklaruar se PDK është që të bisedojë për reformën zgjedhore, por jo edhe për zgjedhje, pasiqë sipas tij, zgjedhje nuk do të ketë këtë vit.

Periskopi ka kontaktuar disa zyrtarë të PDK'së për të marrë një përgjigje lidhur me vendimin përfundimtar të kësaj partie për pjesëmarrjen në tryezë, por disa nga ata kanë thënë se nuk janë në Kosovë e disa nuk janë përgjigjur fare.

Tryeza me partitë politike në Kosovë, fillimisht ka qenë ide e LDK'së. Ajo kishte thirrue e para një tryezë të tillë, e pastaj për të vazhduar partitë tjera me radhë.

Tryezën e dytë me parti politike, e kishte thirrur PDK'ja derisa tryezën e tretë, të sotmen, e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, që nga kalimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, ku votat për të koalicionit qeverisës i shkuan edhe nga LDK'ja, kjo e fundit vazhdimisht kishte thënë se pasi të votohej demarkacioni, vendi duhej të shkonte në zgjedhje. Madje, thirrja e tryezave të tilla, kishte për qëllim edhe diskutimin për zgjedhje të reja. Kështu, të paktën kishte deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK'së, Avdullah Hoti, menjëherë pas votimit të demarkacionit, shkruan Periskopi.

Por, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, në tryezën e parë të thirrur nga LDK, kishte befasuar me qëndrimin e tij, duke thënë se 'nuk ishte thirrur tryeza për të diskutuar për zgjedhjet'.

Ndërkohë, dje (të enjten), Avdullah Hoti sërish ka thënë se 'vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi kjo qeveri nuk është funksionale'./Periskopi/

 

The post A do të marrë pjesë PDK'ja në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje appeared first on DRENICA PRESS.

Këto janë vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Posted: 25 May 2018 02:28 AM PDT

KEDS njofton se sot në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të ketë ndërprerje totale emergjente prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Dëshmorët e Kombit (një pjesë), rr. Spitali; rr.12 Qershori (një pjesë), rr. Emin Duraku, Gjon Sereqi, objektet banesore  Inxhinieringu, Hjarush Beqiri,  Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati, Seli Palushi, TS (MBTS),TS " 14 ",TS " 14″  (Kulla),TS Ura e Dudit, rr. Epopeja e Jezercit, rr.Skenderbeu dhe rr.Sejdi Sejdiu.

Arsyeja e ndërprerjes është unimi i kokave kabllovike që dyshohet se janë dëmtuar.

Po ashtu në në NS 35/10 kV Ferizaj ll  do të ketë  ndërprerje totale emergjente  prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papaz, Pojata, Rahovica, Softaj,Fusha e Madhe, rr."Prizrenit", Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova ,Dremjak, Fe-Rr."G.Terbeshi",Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhagjerëve, Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK, Kazerma, Mineksi, FSK TS i ri, IRK-ja, Fitorja dhe Fabrika e bukës, fabrika e Gypave, rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi dhe Barakat.

Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike që dyshohet se janë dëmtuar.

Edhe në NS 35/10 kV Ferizaj lll  do të ketë  ndërprerje totale prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Enver Topalli, Dëshmorët e Kombit, Rexhep Bislimi, Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private, Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private, Doganaj, Zaskok, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubravë, Fabrika e ujit Pleshinë, Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private, Rr,Riza Matoshi, Imri Halili Nikadinin, rr. Varoshi dhe Qiraxhitë.

Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike që dyshohet se janë dëmtuar.

Në NS 35/10 kV Shtërrpca   do të ketë  ndërprerje totale emergjente prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Komuna, Ambulanta, Shtëpia e mallrave, Shterpca, Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevce, Vërbishtica dhe bizniset private, Një pjesë e Shtërrpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod, TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika , Pilana, Farma, Gllogu, BRE- MATKOS.

Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike që dyshohet se janë dëmtuar.

Gjithashtu në NS 35/10 kV Kaçaniku  do të ketë  ndërprerje totale emergjente prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Rimor, Bicaj  (Biqevc), Pallosh (Biqevc),Nikaj,Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe biznise private, Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Strazha, Lagjja Dushkaja, Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobuseve, Sheshi Ismajl Raka qender, P-8, Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagjja e re, rr. Emin Duraku, rr. e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, Teqja, Policia dhe Kuvendi Komunal, Fabrika "Lepenci", Doganaj, Duraj, Kaçanik i vjetër, Stagovë, Begracë, Elezaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike qëilat dyshohet se janë dëmtuar.

Në NS 35/10 kV Silkapori   do të ketë  ndërprerje totale emergjente prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Silkapori , X-Fort.

Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike që dyshohet se janë dëmtuar.

The post Këto janë vendet që do të mbesin sot pa rrymë appeared first on DRENICA PRESS.

Del në Youtube kënga zyrtare e Botërorit (Video)

Posted: 25 May 2018 02:27 AM PDT

Kënga zyrtare e Kupës së Botës Rusia 2018, e cila do të interpretohet nga këngëtarja kosovare Era Istrefi në një duet me Will Smith dhe Nicky Jam, tani është publikuar edhe në Youtube.

Kënga është prodhuar nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet "Lean On" dhe "Cold Water" me grupin e tij Major Lazer.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës do të interpretohet në ceremoninë hapëse të turneut.

The post Del në Youtube kënga zyrtare e Botërorit (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more