Skip to main content

“Zyrtare: Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Zyrtare: Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Zyrtare: Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin

Posted: 27 May 2018 02:34 PM PDT

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli kanë vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra nga Drenasi fillimisht ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin këmbëshpejtë Mendurim Hoti.

Ndërkohë Nikli ka fituar garën edhe për Mevlan Zekën e Lirisë duke e kthyer në Drenas.

Ndërkohë përforcimi i tretë për edicionin e ri është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë, Përparim Islami.

Ekskluzive: Feronikeli rikthen Mevlan Zekën, vazhdon kontratën edhe me Mendurim Hotin Ekskluzive: Feronikeli rikthen Mevlan Zekën, vazhdon kontratën edhe me Mendurim Hotin

Islami kishte dy vite fantastike me fanellën e Trepçës '89 ku u shpall edhe kampion i Kosovës vitin e kaluar.

Kësisoj Nikli blindon krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist tejet cilësorë.

Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet nga klubi gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Feronikeli rikthen Mevlan Zekën, vazhdon kontratën edhe me Mendurim Hotin

Posted: 27 May 2018 01:54 PM PDT

Me të përfunduar edicioni 2017-18 Feronikeli ka filluar përgatitjen për stinorin e ri në Vala Superligën e Kosovës.

Ish-kampionët e Kosovës e kanë marrë me seriozitet të madh edicionin e ri ku synojnë triumfin në dy frontet.

Kësisoj ata fillimisht kanë blinduar njërin nga futbollistët e tyre kryesor, sulmuesin Mendurim Hoti.

Edhe pse u kërkua nga shumë skuadra kosovare, Hoti ka vazhduar kontratën me klubin nga Drenasi.

Mendurim Hoti gjatë një aksioni në ndeshjen Flamurtari – Feronikeli (Foto: Feronikeli /Facebook)

Burime brenda klubit i kanë thënë Telegrafit se sapo kanë arritur marrëveshje edhe më një sulmues tjetër tejet cilësorë.

Fjala është për gjakovarin Mevlan Zeka që do të rikthehet në Drenas pas një viti të kaluar te Liria.

Zeka ishte dëshira e madhe e Dritës nga Gjilani por u kërkua edhe nga disa skuadra në Shqipëri si Kukësi dhe Luftëtari.

Mevlan Zeka është rikthyer te Feronikeli pas një stinori te Liria e Prizrenit. (Foto: Feronikeli /Facebook)

Me këto dy goditjet e para, Feronikeli ka treguar se ka marrë me seriozitet edicionin e ri.

Në ditët në vijim klubi nga Drenasi pritet të 'bombardojë' edhe me disa transferime tjera ku synon të mbledhë futbollistët më të mirë në Kosovë. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Feronikeli rikthen Mevlan Zekën, vazhdon kontratën edhe me Mendurim Hotin appeared first on Telegrafi.

Shtatë golashënuesit më të mirë në të gjitha garat nga top pesë ligat evropiane për sezonin 2017/18

Posted: 27 May 2018 12:19 PM PDT

Tani pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Ligës së Kampionëve, edhe zyrtarisht ka përfunduar sezoni 2017/18.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë ndaj Reds dhe kështu mbeti i dyti në listën e golashënuesve në top pesë ligat evropiane nëse mbledhim golat nga të gjitha garat me klubet.

Portugezi ka 44 gola me Real Madridin, një më pak se Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi para El Clasicos në Bernabeu me 23 dhjetor 2017 (Foto: Getty Images)

Argjentinasi ka shënuar 34 gola në La Liga, gjashtë në Ligën e Kampionëve, katër në Kupën e Mbretit dhe një në Superkupën e Spanjës.

Aq sa CR7 ka dhe Mohames Salah me 44 gola, i cili ka shkëlqyer me Liverpoolin këtë sezon.

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

Pastaj me 41 gola vijnë Robert Lewandowski, Harry Kane dhe Ciro Immobile.

I shtati dhe i fundi është Edinson Cavani i Paris Saint Germainit me 40 gola sezonal. /Telegrafi/

The post Shtatë golashënuesit më të mirë në të gjitha garat nga top pesë ligat evropiane për sezonin 2017/18 appeared first on Telegrafi.

Aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa i komenton Loris Kariusit në formë përkrahje pas finales, Balotelli ngacmon aktoren

Posted: 27 May 2018 11:50 AM PDT

Loris Karius është një lojtarët më të përfolur të momentin nga tifozët e futbollit, por jo vetëm.

Portieri i Liverpooli pas gabimeve në finale ndaj Real Madridit ishte vendimtar që skuadra e tij të humbas titullin e më të mirit.

Pas ndeshjes gjermani i kërkoi falje tifozëve dhe me këtë rast një pjesë e madhe e tyre dolën në përkrahje të tij, pasi gabimet janë diçka njerëzore.

Karius ka marrë mesazhe përkrahëse, në mesin e tyre ishte ai i aktores për filma të rritur Mia Khalifa.

“Ti ende je fitues”, ishte komenti i Khalifas në fotografinë e portierit të Liverpoolit të postuar para finales, ku ai kishte shkruar “Sytë nga kupa…”.

Eyes on the prize…🏆 #6daystogo

A post shared by LORIS KARIUS (@lorisk21) on

Aktorja libaneze përveç këtij mesazhi ngushëllues ka ngacmuar paska 26-vjeçarin duke i komentuar një ikonë të rrjeteve sociale që simbolizon sytë.

Për gjithë këtë ende nuk ka ardhur një reagim nga lojtari i skuadrës angleze, por ai i Mario Balotellin nuk ka munguar.

Italiani ia ka kthyer me të njëjtën ’emoji’, duke i tregtuar edhe ai ka çdo gjë nën vëzhgim. /Telegrafi/

The post Aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa i komenton Loris Kariusit në formë përkrahje pas finales, Balotelli ngacmon aktoren appeared first on Telegrafi.

Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë

Posted: 27 May 2018 10:36 AM PDT

Liverpooli humbi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat  3-1.

Ndoshta ky rezultat edhe nuk do të ishte kështu sikur Mohamed Salah mos të lëshonte fushën në minutën e 31-të për shkak të lëndimit.

Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe për të ishte e pamundur vazhdimi i lojës.

Momenti i lëndimit (Foto: Getty Images)

Menjëherë pas kësaj u hapën shumë aludime se ai nuk do të jetë në Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Egjiptit, por lojtari është i bindur se deri atëherë do të rikuperohet.

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam luftëtar”, e nisi Salah statusin e tij.

Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha

“Pavarësisht shanseve, jam i bindur se unë do jem në Rusi dhe do t’ju bëjë krenar”.

“Dashuria dhe përkrahja juaj do të më jap mua forcën që më duhet”, ka përfunduar egjiptiani. /Telegrafi/

The post Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë appeared first on Telegrafi.

Prishtina fiton Kupën e Kosovës, fiton në penallti ndaj Vëllaznimit

Posted: 27 May 2018 09:44 AM PDT

Finalja e DigitAlb Kupës së Kosovës përfundoi dhe Prishtina arriti të fitojë në penallti ndaj Vëllaznimit.

Kjo ishte kupa e gjashtë në histori për klubin nga kryeqyteti i Kosovës.

Pjesa e parë nisi më mirë për Vëllaznimin, të cilët rrezikuan me anë të Lekë Vula (2′) dhe Dardan Rogovës (8′), por goditjen e të parit e priti Visar Bekaj, ndërsa i dyti gjuajti mbi portë.

Pas këtyre dy rasteve Prishtina u kthye në lojë duke rrezikuar me anë të Mërgim Pefqelit (12′), goditja e të cilit u prit nga portieri Altik Muhaxhiri.

Në minutën e 21-të erdhi goli për prishtinasit, të cilët shënuan me anë të Basid Khadil, që shënoi me kokë për epërsinë 0-1.

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe shumë raste për të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, gjakovarët ishin më të mirë, duke rrezikuar me Vulën (47′) dhe Besnik Krasniqin (55′), por pa arritur ta gjejnë golin.

Në minutën e 59-të, Ahmed Januzi shmangu bukur portierin Muhaxhiri, por Albaban Dragusha evitoi golin e sigurt.

Në minutën e 62-të, Richard Asare (Vëll) godet traversën me kokë pas harkimit të Jeton Dushit.

Kur loja po shkonte drejt fundit ishte Rogova (79′), i cili përfitoi nga një gabim i portierit Visar Bekaj dhe barazoi rezultatin 1-1 dhe me këtë rezultat përfundoi loja e rregullt dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdime skuadrat tentuan të shënojnë, por nuk u treguan konkrete para portave kundërshtare dhe kështu fituesi kërkohet në penallti.

Në penallti fitoi Prishtina me rezultat 4-5, ku penalltinë e fundit e shënoi Arbër Hoxha. /Telegrafi/

 

The post Prishtina fiton Kupën e Kosovës, fiton në penallti ndaj Vëllaznimit appeared first on Telegrafi.

Karius kërkon falje pas gabimeve: Nuk ndiej asgjë tani, ia humba finalen ekipit tim  

Posted: 27 May 2018 08:29 AM PDT

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka kërkuar falje për gabimet e në humbjen e skuadrësn së tij në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Portieri i Reds bëri gabime në dy gola që pranoi skuadra e tij në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit.

Pas ndeshjes, Karius u pa i shqetësuar dhe u kërkoi falje të gjithëve në klub pas këtyre gabime të cilat ndikuan në humbjen e finales.

Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët

“Nuk ndiej asgjë tani, ia kam humbur finalen ekipin tim dhe ndihem keq për të gjithë”, ka thënë fillimisht Karius për talkSPORT.

Të gjithë tentuan ta ngushëllojnë Kariusin pas ndeshjes (Getty Images)

“Më vjen keq për të gjithë – nga skuadra e nga e gjithë klubi – që gabimet kushtuan shumë”.

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të bëja. Më vjen keq për ekipin tim. E di që i tradhtova ata sot”.

Të gjitha lajmet nga Loris Karius Të gjitha lajmet nga Loris Karius

“Është shumë e vështirë tani, por kjo është jeta e një portieri. Duhet ta qoni përsëri kokën lartë”.

“Këto gola na kushtuan me titull, në thelb”, përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/

The post Karius kërkon falje pas gabimeve: Nuk ndiej asgjë tani, ia humba finalen ekipit tim   appeared first on Telegrafi.

Chelsea ofron katër milionë për Sarrin, Napoli e refuzon

Posted: 27 May 2018 08:05 AM PDT

Chelsea thuhet se ka ofruar katër milionë euro për të marrë Maurizio Sarrin, por presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis po këmbëngul në tetë milion euro të plota.

Trajneri italian është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti në krye të klubit napolitan.

Por, Sarri është ende nën kontratë me Naplin, e cila është e vlefshme deri në vitin 2020.

Sarri drejt Chelseat? Sarri drejt Chelseat?

Sarri gjithashtu në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi që është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.

Maurizio Sarri (Getty Images)

Deri sa të lirohet nga ajo marrëveshje ai nuk mund të nënshkruajë për një klub tjetër, pavarësisht se tashmë ka një marrëveshje me Blutë.

Mediumi italian Corriere dello Sport raporton se skuadra angleze ofroi katër milionë euro për të marrë Sarrin, ofertë që u refuzua menjëherë nga Napoli.

Sarri-Higuain ribashkohen te Chelsea? Sarri-Higuain ribashkohen te Chelsea?

Trajneri fiton një rrogë relativisht të ulët prej rreth 1.5 milion euro për sezon, kështu që De Laurentiis nuk ka arsye të ngutet për ta liruar.

Napoli rrezikon që të ketë dy trajnerë në faturën e pagave, por ky nuk është problem për presidentin e klubit. /Telegrafi/

The post Chelsea ofron katër milionë për Sarrin, Napoli e refuzon appeared first on Telegrafi.

Raiola po punon për rikthimin e Pogbas te Juventusi, mund të ketë shkëmbim me Sandron e Mandzukicin

Posted: 27 May 2018 07:42 AM PDT

Agjenti i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, Mino Raiola është në bisedime me Juventusin për ta kthyer atë në Torino.

Pogba nuk ka gjetur qetësinë dhe formën e duhur që nga transferimi i tij në vitin 2016 tek Djajtë e Kuq.

Kështu, emri i tij është përdorur gjithmonë rreth një largimi të mundshëm nga Old Trafford, ku ndër to edhe një rikthim te Juventusi.

Mino Raiola ia ofron Pogban katër klubeve të mëdha, nuk e do më te Manchester United Mino Raiola ia ofron Pogban katër klubeve të mëdha, nuk e do më te Manchester United

Sipas mediumit italian Tuttosport, agjenti Raiola është në negociata aktive me Juven, ndërsa po përpiqet ta zhvendos Pogban te ish-klubi i tij.

Paul Pogba (Getty Images)

Në të vërtetë, Raiola po punon për një transferim të trefishtë mes dy klubeve, ku përfshihen edhe Mario Mandzukic dhe Alex Sandro.

Alex Sandro (Getty Images)

Me trajnerin e Unitedit, Jose Mourinho, i interesuar për sulmuesin e Juventusit Mandzukic dhe Sandron, Raiola është duke u përpjekur të krijojë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Pogban tek lëviz në drejtimin e kundërt.

Mario Mandzukic (Getty Images)

United afër transferimit të Sandros United afër transferimit të Sandros

Raiola gjithashtu i ka ofruar Pogban gjigantin francez, PSG-së, edhe pse tani është në negociata serioze me drejtuesit e Juventusit për ri-nënshkrimin e francezit.

Në favor të mesfushorit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dhënë gjithashtu miratimin e tij për rikthimin e Pogbas në Allianz Stadium. /Telegrafi/

The post Raiola po punon për rikthimin e Pogbas te Juventusi, mund të ketë shkëmbim me Sandron e Mandzukicin appeared first on Telegrafi.

Donnarumma mund të qëndrojë, asnjë skuadër nuk e paguan çmimin e kërkuar nga Milani

Posted: 27 May 2018 07:10 AM PDT

Gianluigi Donnarumma thuhet se mund të qëndrojë në Milan, pasi asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë çmimin prej 70 milionë eurosh.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, nuk ka bërë asnjë sekret të faktit se ai do të donte të lëvizte klientin e tij këtë verë tek ndonjë klub i ri.

Me Rossonerët që do të sanksionoheshin nga UEFA mbi rregullat e Fair Play Financiar, pritej që Donnarumma të shitej për të balancuar librat.

Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Megjithatë, mediumi Corriere della Sera njofton se asnjë ekip nuk është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Kështu, portieri italian mund të mbetet në San Siro pasi Milani nuk do ta konsiderojë shitjen e tij për më pak se shifra e lartcekur.

Paris Saint-Germain ishte i interesuar për verën e kaluar për 19-vjeçarin, por ata duken të gatshëm të nënshkruajnë me Gianluigi Buffon në një transferim të lirë.

Liverpooli ka gati 40 milionë euro për Donnarumman Liverpooli ka gati 40 milionë euro për Donnarumman

Edhe Real Madridi dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e Donnarummas.

Skuadra e madhe angleze thuhet se ka bërë ofertën prej 40 milionë eurosh për shërbimet e italianit. /Telegrafi/

The post Donnarumma mund të qëndrojë, asnjë skuadër nuk e paguan çmimin e kërkuar nga Milani appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more