Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Asdreni

Sa të dua o Shqipëri - Asdreni

Sa të dua o Shqipëri - Asdreni Sa të dua o Shqipëri Sa mall ndiej e sa dëshirë Për ty gaz e dashuri Mu në zemër më ka mbirë Se për mua o Atdhe Je një lule aq e vyer Sa nuk gjendet përmbi dhe Shpirtin tim për të ushqyer. Asdreni Shqiperia, sa te dua o Shqiperi, Shqiperia dhe Kosova

I dashur Atdhe -Asdreni

I dashur Atdhe - Asdreni Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri.                                                                  Të fala të dërgoj,                                                                 këndej ku jam Atdhe,                                                                 gjithnjë po të kujtoj,                                                                 se birin tënd më ke.

Sa të dua Shqipëri - Asdreni

                 Sa të dua Shqipëri - Asdreni Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!   Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer!

Dua - Asdreni

Dua - Asdreni Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë!   Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë.   Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj!

Himni i Flamurit-Asdreni

Himni i Flamurit-Asdreni Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duk'iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!   Në dorë armët do t'i mbajmë, të mbrojmë atdheun në çdo kënd, të drejtat tona ne si ndajmë; këtu armiqët s'kanë vend. që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të, luftojmë ne!   O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë tek ti betohemi këtu, pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë, për nder'edhe lavdimn e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet atdheuet kush iu bë therror. Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjtor

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more