Legjenda - Besa e Konstandinit Ish një herë e një mot një mëmë shumë e mirë e kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kish një bijë të bukur mbi të gjitha shoqet, që i thoshin Doruntinë. Vasha u rrit e u bë për t’u martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi asnjë nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin, askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndiente veten të zotin ta merrte për shoqe. Atëhere na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbë - dhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ja jepnin, sepse trimi, ndonëse i mirë, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte. - T’ja japim, zonja mëmë, - thosh ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër. - Konstandin, biri im, ç’po më thua ti kështu? – ia kthente e ëma. – Aqë larg do ti që të ma shpiesh Doruntinën time? Se, në e daça për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se, në e daça për helm, për helm n
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,