Poema është një tregim ose rrëfim jo në rreshta, por në vargje. Zakonisht është më e gjatë se këngët lirike, por më e shkurtër se këngët epike. Në to autori rrëfen për një ose më shumë ngjarje, në të cilat veprojnë disa personazhe. Ajo shkruhet në vetën e parë ose të tretë. Gjendja shpirtërore e autorit në fakt ndërthuret me atë të heroit, karakteristikë kjo që poemën e veçon nga llojet e pastra epike. Në letërsinë shqiptare poema është mjaft e pranishme. Poema kanë shkruar Gavrill Dara i Riu "Kënga e sprasme e Balës", Naim Frashëri "Historia e Skënderbeut", "Bagëti i bujqësi"; Ndre Mjeda "Vaji i bylbylit", "Andrra e jetës" etj. dhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotme shqipe, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Shefqet Musaraj, Ali Podrimja etj. cka eshte poema, cfare eshte poema, poema shqip,cka quajme poeme, poema ne shqip,ceshte poema, poema shqipe
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,